“Sulmi në veri”, Hovenier: Ishte kërcënim serioz, jemi me popullin e Kosovës

"Siç thashë, ka shumë gjëra që ende nuk dijmë, ka ndodhur para 48 ore. Por mund të them se ishte kërcënim për Kosovën dhe popullin e Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës", ka deklaruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier për sulmin në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit u krye nga një grup profesionistësh.

Hovenier këtë e ka quajtur një kërcënim serioz për Kosovën teksa ka potencuar mbështetjen e tij për popullin e Kosovës.

“E dimë që pati sulm, nga një grup i mirëorganizuar, i stërvitur, profesional dhe që pati shumë pajisje ushtarake. Siç thashë, ka shumë gjëra që ende nuk dijmë, ka ndodhur para 48 ore. Por mund të them se ishte kërcënim për Kosovën dhe popullin e Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës”, ka deklaruar Hovenier.

Ai ka theksuar se po të kishte informata të mëhershme për mundësi të këtij sulmi, kjo nuk do lejohej.

“Askush nuk do të dëshironte të shihte policin, Afrim Bunjaku të vdiste nga kjo”, ka theksuar ai.

Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi i armatosur në Banjskë, se e ka organizuar sulmin terrorist.

“E kam parë këtë video. Kaq mund të them. S’jam në pozitë të komentoj. Ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe kjo është e komplikuar, por këtë e marrim si sulm shumë serioz”.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi tentoi të hiqte barrikadat e vendosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Grupi i armatosur u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku u përlesh me Policinë e Kosovës.

Deri më tani gjatë përleshjeve janë vrarë tre sulmues, ndërkaq janë arrestuar gjashtë të tjerë.

Sot, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë, se e ka organizuar sulmin terrorist dhe ka marrë pjesë në sulm.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika