Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës së bashku me familjen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha është sulmuar së bashku me familjen e tij mbrëmjen e kaluar në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Në mesin familjar ka qenë gruaja e tij dhe vajza e mitur.

Lajmin për Dukagjinin e kanë konfirmuar nga ekipi i deputetit Hoxha.

“Po, janë sulmuar. Bashkë me të edhe bashkëshortja dhe vajza, vajza ka qenë më në stress, ka qenë me medikamente”, kanë deklaruar shkurt për Dukagjinin duke mos komentuar pjesën se kush ishte sulmuesi ose të paktën, ku i kanë dyshimet.

Lidhur me lëndimet, është deklaruar Dr. Hekuran Veçgishti, shef i Emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Po mund ta konfirmoj, kanë pasur lëndime të lehta. Kanë qenë së bashku me vajzën e mitur”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Dukagjini ka provuar të kontaktoj edhe me Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit por deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar një përgjigje zyrtare.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika