Sulmohet fizikisht njësiti policor në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

Në fshatin Kosin të Ferizajt, njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht. Janë arrestuar katër të dyshuar lidhur me rastin

Policia e Kosovës

Në fshatin Kosinë të Ferizajt, njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

Policia njofton se u janë shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar, dhe ky rast është duke u hetuar.

 Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër  të dyshuar meshkuj  kosovarë, duke u shkaktuar  lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit  tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është  liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika