Një person ka mbetur i lënduar pas një sulmi me mjet të mprehtë që ka ndodhur të dielën mbrëma në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 21:00 të datës 8 mars, pas një mosmarrëveshjeje një burrë është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person i dyshuar, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.