Sulmohet një polic në aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen dy të dyshuarit

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, raportohet se një zyrtar policor është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga dy persona të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës

Fotografi ilustruese: Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur të mërkurën e 29 marsit, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 07:55.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika