Sulmoi policët, arrestohet një burrë në Ferizaj

Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Ferizaj, nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur rreth orës 15:40 teksa një zyrtar policor i vendosur në portën hyrëse të stacionit policor kishte vërejtur një veturë me targa të huaja të parkuar para portës hyrëse, ndërkohë që shoferi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar.

Në vendngjarje kanë dalë për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i dyshuari A.N. (35 vjeç) ka përdorur fjalë fyese dhe kanosëse ndaj policëve, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.

Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës dhe ta arrestojnë atë.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta.

“Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika