Supremja refuzoi kërkesën e AAK-së për rivotim në Junik, Shehu: Propaganda e tyre mori përgjigjen gjyqësore

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër në balotazh më 9 nëntor, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që ka refuzuar si të pabazuar ankesën e AAK-së në Junik lidhur me listën e votuesve në këtë komunë.

Shehu ka thënë se AAK-ja ka zhvilluar një fushatë propaganduese të ulët, me qëllim të arsyetimit të dështimit në rundin e parë të zgjedhjeve.

Ai thekson se “propaganda e tyre mori përgjigjen e duhur gjyqësore”, duke shtuar se AAK “nuk e dëshiron demokracinë dhe është kundër ligjshmërisë”.

“Siç dihet, ata kanë bërë ankesë sa i përket listës së votuesve në Junik. Kjo ankesë e tyre është dy herë në PZAP. Ndërsa sot edhe Gjykata Supreme si instanca më e lartë gjyqësore në shtetin e Kosovës, ka publikuar vendimin AA.nr.100/2025 përmes të cilit po ashtu e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit AAK dega në Junik. Me fjalë të tjera, pretendimet e tyre ankimore janë refuzuar në të gjitha instancat kompetente gjyqësore. Propaganda e tyre sot morri përgjigjen e duhur gjyqësore. Ata nuk e dëshirojnë demokracinë dhe janë kundër ligjshmërisë. Prandaj kanë humbur jo vetëm zgjedhjet por edhe betejat gjyqësore”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Shehu ka bërë thirrje për qetësi dhe besim në institucionet e drejtësisë, duke theksuar se “Juniku është i junikasve dhe askush nuk mund ta kthejë në periudhën 2009–2021, kur qyteti ishte nën kthetrat e atyre që nuk ishin as të Junikut e as të interesuar për zhvillimin e tij.”

“Megjithatë, përgjigja e junikasve do të jetë më 9 nëntor në kutiat e votimit, pa çka se shumë përgjigje tjera do të marrin edhe nga organet kompetente ligjore. Deri atëherë kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Junikut që të ruajnë qetësinë por edhe besimin e plotë në institucionet tona të drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika