Supremja refuzon ankesën e PDK-së kundër vendimit të PZAP-së për votat me postë

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PDK kishte ankimuar vendimin e PZAP-së, i cili më herët e kishte hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e datës 8 janar 2026.

Pas këtij vendimi, PDK i ishte drejtuar Gjykatës Supreme, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të urdhërohej të anulonte të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2026, ora 16:00, si dhe të përjashtonte nga numërimi fletëvotimet e pranuara më 2 dhe 5 janar 2026.

Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të ligjshmërisë së vendimit të kontestuar, ka konstatuar se ankesa e PDK-së është e pathemeltë dhe ka pranuar në tërësi qëndrimin juridik të PZAP-së.

Sipas vendimit, Gjykata ka theksuar se afatet ligjore janë thelbësore në procesin zgjedhor, duke përbërë garanci për palët ankuese dhe detyrim për institucionet përgjegjëse që t’i shqyrtojnë ankesat brenda afateve të përcaktuara.

Supremja ka vlerësuar se respektimi i afateve është jetik për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe për shmangien e zvarritjeve të panevojshme.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës.  Gjykata Supreme vlerëson se afatet ligjore janë garanci për palën ankuese dhe detyrim për organet përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndërsa veçanërisht afatshmëria e ankesave në procesin zgjedhor është jetike për t’u përmbyllur si i tillë dhe të mos ketë prolongime kohore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika