Supremja shfuqizon nenin që kërkonte dëshmi të papunësisë për pensionet e veteranëve

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar një nen të Udhëzimit Administrativ që kërkonte nga veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të dorëzonin një dokument nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si kusht për të përfituar pensionin e veteranit.

Sipas vendimit të Supremes, neni 14.A, paragrafi 1, nënparagrafi 5 bie ndesh me ligjin e ri dhe nuk mund të përdoret si kriter për kufizimin e të drejtave të veteranëve që nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Gjykata ka vlerësuar se ndryshimet në ligjin e fundit krijojnë paqartësi juridike dhe thekson se veteranët e UÇK-së të punësuar jashtë institucioneve publike dhe ndërmarrjeve shtetërore kanë të drejtë të përfitojnë deri në 50% të shumës së parashikuar, por jo më shumë se 0.7% e Bruto Prodhimit Vendor.

Dhe se e drejta për kompensim nuk varet nga ekzistenca e marrëdhënies së punës në përgjithësi, por nga burimi i financimit të pagës – nëse nuk paguhen nga buxheti i shtetit, nuk mund të pengohen.

Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për dokumentin e ATK-së ishte në kundërshtim me ligjin e ri dhe krijonte pasiguri juridike për veteranët. Vendimi thekson se çdo udhëzim administrativ duhet të harmonizohet me ligjin e ndryshuar.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar nenin si diskriminues dhe duke theksuar se vendimi siguron mbrojtje më të drejtë për veteranët e luftës.

“Ky vendim është një fitore e drejtësisë dhe e ligjit, sepse rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht se janë të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve. Gjykata Supreme ka konstatuar saktë se e drejta e veteranëve nuk mund të varet nga fakti nëse janë apo jo në marrëdhënie pune, por nga natyra e punëdhënësit, duke përjashtuar vetëm ata që paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa duke garantuar të drejtën për të gjithë ata që punojnë në sektorin privat. Ky vendim është një konfirmim i qartë se ligji që mbron dinjitetin e luftëtarëve të lirisë nuk mund të deformohet me akte nënligjore dhe se çdo përpjekje për kufizim të paarsyeshëm të të drejtave të veteranëve është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe me vlerat e luftës sonë çlirimtare”, thuhet nga ana e OVL-së së UÇK-së.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika