”Suspendimi i dialogut nga SHBA ishte i pritshëm”, Totaj godet Kurtin: Është bërë pengesë për zhvillimin e shtetit dhe rrezik permanent për Kosovën

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për garën e tij, por edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë suspenduar dialogun strategjik me Kosovën. Për këtë vendim, Totaj në Debat Plus ka thënë se për të nuk ka qenë i papritur.

“Për mua të paktën nuk ka qenë i papritur kjo, mirëpo unë konsideroj që ky është një lloj hapi që është pritur të ndodhë, duke parë mënyrën se si po komunikon dhe si po sillet z. Kurti”, ka deklaruar ai.

Tutje, Totaj me ton kritik ka theksuar se nuk është dashur që vendi të sillet në këtë pozitë, por duhej që të ishte më bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-të.

“Është një fjalë popullore që thotë se ‘zullumi këputet prej së trashi’. Ndoshta jemi duke shkuar drejt këputjes së atij zullumi që z. Kurti të largohet nga kjo pozitë, sepse është bërë pengesë për zhvillimin e këtij shteti… bile-bile konsideroj se është rrezik permanent për shtetësinë e Kosovës dhe institucionet”, është shprehur ai.

Më tej, Totaj si i pari i Prizrenit, duke folur për çdo pikë bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe atij qendror, ka thënë se ka parë vetëm destruktivitet nga ana e Kurtit.

“Prej përvojës personale si kryetar i komunës në bashkëpunim me qeverinë, ku kemi pasur pika atakuese, vetëm destruktivitet kemi parë dhe vetëm tentime për të na penguar kemi parë”, ka thënë Totaj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika