Sveçla: Aktualisht, policia po zhvillon një aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

“Aktualisht, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike dhe kundër kultivimit të kriptovalutave, dhe mund të them se është suksesi i radhës”.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Kjo pasi gjendja në veri, sipas tij, që nga përfundimi i luftës nuk është e kënaqshme, përkundër që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë.

“Që nga përfundimi i luftës, gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë, atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida”, ka vijuar Sveçla.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika