Pas mbajtjes së ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së pestë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike ku u diplomuan 51 studentë, Sveçla i cili ishte pjesë e kësaj ngjarjeje, deklaroi se Rusia ka bërë vetëm propagandë, sepse asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë.
“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që është duke luftuar në Ukrainë, këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet që të sulmojë jo vetëm Kosovën, por të gjithë vendet e perëndimit me qëllim që të arsyetojë luftën e saj të padrejtë në Ukrainë”, u shpreh Sveçla.
Politikanët ballkanikë në lidhje me eksponentë ekstremisë nga Moska, kanë publikuar një listë të mercenarëve ku aty janë rreth 7 mijë të angazhuar në luftën në Ukrainë, ku në raportimin e tyre shkruhej se nga Kosova janë të angazhuar 156 ushtarë, ku 60 prej tyre janë të vrarë.
Sipas ministrit të brendshëm, këto janë vetëm propagandë nga Rusia.