Sveçla bën thirrje që targat ilegale të kthehen në RKS deri më 31 tetor

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla iu ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë mjete me targa ilegale ti kthejnë në targa legale deri në përfundimin e këtij procesi më 31 tetor 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka rikujtuar një mujorin e procesit për regjistrimin e targave ilegale në targa legale të Kosovës.

Sveçla ka thënë se qytetarët veçse kanë filluar regjistrimin e targave.

“Procesi dymujor, i cili përfundon me 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë qytetarët që posdojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS”, ka thënë Xhelal Sveçla në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se ky proces ofron lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i veturave me të vjetra se 10 vjet.

Sveçla ka shtuar se ky proces përfshin lirimin nga taksa doganore, administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifa për targën dhe tarifën për pajisje me cerifikatë të regjistrimit të automjeteve.

Sveçla shpreson që ky proces të përmbyllet me sukses deri më 31 tetor 2022, derisa i bënë thirrje që qytetarët të bëjnë kthimin e targave ilegale në targa legale.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika