Sveçla e Balla nesër vizitojnë pikën kufitare në Qafë Morinë

Gjatë ditës së nesërme [e hënë], Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla priten të zhvillojnë takim të përbashkët në pikën kufitare Qafë-Morinë. Ky takim pritet të nis nga ora 11:00

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla

Gjatë ditës së nesërme [e hënë], Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla priten të zhvillojnë takim të përbashkët në pikën kufitare Qafë-Morinë. Ky takim pritet të nis nga ora 11:00

Sipas njoftimit të MPB-së, në kuadër të kësaj vizite, dy ministrat do të nënshkruajnë protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

Ky protokoll synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në menaxhimin e kufijve dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave./RTK

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika