Sveçla e Balla vizitojnë pikëkalimin kufitar në Vërmicë: 25-vjetorin e çlirimit e shënojmë pa kufij me Shqipërinë

"25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës e shënojmë pa kufinj me Shqipërinë", ka shkruar ministri Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se 25-vjetori i Çlirimit të Kosovës po shënohet pa kufij me Shqipërinë.

Sveçla bëri të ditur se bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, sot vizituan kalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë, ku njoftoi se nga sot do të aktivizohet korsia e veçantë për heqjen e kontrolleve kufitare të qytetarëve nga të dyja vendet.

Ai ka thënë se në të ardhmen do të ketë sisteme të avancuara teknologjike që do të luftojnë ilegalitetet ndërkufitare.

“Bashkë me homologun e mikun tim, ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, sot vizituam pikëkalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë. Me qëllimin e realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare të qytetarëve të dy vendeve tona, nga sot do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar për ta. Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë, por po punojmë që të kemi sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Në shënim të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, Sveçla ka thënë se janë shënjuar edhe 20 vendkalimet e veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat do të mundësohet lëvizja e lirë mes banorëve të atyre zonave.

“Vazhdojmë, me qëllimet më të mira të përafrimit të vendeve tona dhe qytetarëve tanë, ashtu siç na njeh historia”, ka vijuar Sveçla.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika