Sveçla e Hoxha mbajnë konferencë për sulmin terrorist në Banjskë

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel, Gazmend Hoxha

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do të mbajnë konferencë për media gjatë të dielës (sot) me fillim nga ora 15:00, për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

“Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës (PK) organizon konferencën e radhës për media, cila do të mbahet sot në ora 15:00.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha. Datë: 01 tetor 2023 Koha: 15:00 Vendi: Drejtoria Rajonale – Mitrovicë Jugu. Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin konferencën”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika