Sveçla: Faji të kërkohet te Serbia, jo te policët që po kryenin detyrën e tyre

Për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe në veri të vendit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se faji duhet kërkuar te Serbia dhe jo te tre efektivët të cilët po kryenin detyrën e tyre brenda territorit të vendit.

Sveçla këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, të drejtësisë dhe të financave të Kosovës.

“Është e pamundur që në atë terren të kemi çdo 50 metra apo 100 metra patrulla të policisë statike. Këta kanë qenë pjesëtarë të njësitit të vijës së gjelbër, policë të zakonshëm që mbikëqyrin vijën e gjelbër në mes të dy pikave të kalimit kufitar. Fajin duhet kërkuar te Serbia, jo te 3 policët që po kryenin detyrën e tyre aty apo te Policia e Kosovës me kapacitetet që ka”, ka thënë ministri Sveçla.

Lidhur me këtë, ministri i këtij dikasteri ka potencuar se rasti i djeshëm nuk ka ndodhur për shkak të Kosovës, por për shkak të politikave agresive të Serbisë.

“Çdo ditë po profesionalizohemi, po ngritemi, po fuqizohemi, po furnizohemi me pajisje, logjistikë e dije, falë bashkëpunimit me partnerët tanë, por nuk mund të themi se ky rast është për shkak të Kosovës, është për shkak të politikave agresive të Serbisë”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika