Sveçla: Grupe të tjera po trajnohen në Serbi për ta sulmuar Kosovën, pjesë e tyre Veselinoviqi

Një muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin në Banjskë, Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla ka thënë se pjesë e këtyre sulmeve që pritet të ndodhin përveç Milan Radoiçiqit, do të marrë pjesë edhe Zvonko Veselinoviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se posedon informata inteligjente se grupe të tjera janë duke u trajnuar në Serbi për sulme të mundshme ndaj Republikës së Kosovës.

Një muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin në Banjskë, Sveçla ka thënë se pjesë e këtyre sulmeve që pritet të ndodhin përveç Milan Radoiçiqit, do të marrë pjesë edhe Zvonko Veselinoviq.

Ai ka njoftuar se këto grupe po trajnohen nëpër bazat e ushtrisë përreth kufirit me Kosovën.

“Kemi informata inteligjente se grupe të tjerra janë duke u trajnuar, se jo vetëm Radoiçiqi por edhe Veselinoviq do të jenë pjesë e sulmeve të ardhshme nëse ne do t’i lejojmë të ndodhin ato, me të vetmin qëllim që të shkaktojnë një situatë të re në terren ku pozicioni i Serbisë do të përmirësohej në raport me qëllimin e tyre për ta shkatërruar Kosovën”, ka thënë Sveçla në KTV.

Ministri i Brendshëm ka shtuar se Kosova do t’i përmbushë të gjitha procedurat, duke kërkuar ekstradimin dhe gjykimin e Radoiçiqit para drejtësisë në Kosovë.

“Jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj atyre që e kanë planifikuar këtë sulm ndaj sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës, ne nuk do të ndalemi me kaq”, ka shtuar ai.

Sveçla ka thënë se përgjegjës për atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë më 24 shtator është shteti i Serbisë, Qeveria dhe Presidenti serb.

“Ata kanë bërë planifikimin, rekrutimin, trajnime, kanë bërë armatimin dhe kanë sjellë deri në kufi këtë grup terrorist që ka qenë vetëm një valë e terroristëve të planifikuar të futen në Kosovë. Po ashtu ka qenë një grup tjetër brenda Kosovës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika