Sveçla: Kosova i ka përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Foto: RFE/RL

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar se institucionet e sigurisë në vend kanë prova të mjaftueshme sa për të konfirmuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të 2023, ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Sveçla këto i tha në një intervistë për Euronews Albania, ku shtoi se Kosova i ka të gjithë skenarët dhe përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb.

“Kishim fatin të mblidhnim shumë dëshmi lidhur me grupin terrorist. Tani e dimë se para sulmit në Banjskë, ky grup është trajnuar në një poligon zyrtar ushtarak të Serbisë. Së fundi, Vuçiq vizitoi këtë poligon, ku ushtria e rregullt serbe pati një trajnim ushtarak. Kemi incizimet, kemi pranim dorëzimet e armatimit nga magazinat e ushtrisë për këtë grup terrorist”, deklaroi Sveçla.

“Kemi informata inteligjente, dëshmi gojore, që tregojnë se Vuçiq ishte drejtpërdrejt i përfshirë në trajnimin e këtij grupi. Kemi të gjitha dëshmitë. Është tjetër nëse dëshirojmë t’i injorojmë apo minimizojmë. Ne për këto arsye kemi pasur edhe takime të Këshillit të Sigurisë. Ne kemi skenarët, përgatitjet dhe mobilizimin e kapaciteteve tona për t’iu përgjigjur çdo lloj agresioni të grupeve terroriste të financuara nga Serbia”, vijoi ai.

Sveçla ka potencuar se vazhdimisht është duke punuar që situata në veri të Kosovës t’i kthehet normalitetit.

“Ne po punojmë që 17 % e territorit të Kosovës t’i kthehet normalitetit. Të gjithë e dimë se për 22-23 vite situata në veri të Kosovës, në 4 komunat veriore nuk ka qenë normale. Ka qenë një agresion i hapur i Serbisë përmes instrumenteve të saj, që është shpërfaqur herë shumë agresive, duke shtypur popullin shqiptar atje, si në vitin 2000 kur u shpërngulën nga Mitrovica e Veriut 11 mijë shqiptarë e u vranë 11 persona”, tha Sveçla.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika