Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve e terroristëve, garancë e mospërsëritjes së sulmeve në veri

Në këtë takim, Sveçla  Sveçla ka shprehur shqetësim për qasjen destruktive të Serbisë duke thënë se kriminelët duhet të ndëshkohen që të mos përsëriten sulme si ato në veri vitin e kaluar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar takim me shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Në këtë takim, Sveçla  Sveçla ka shprehur shqetësim për qasjen destruktive të Serbisë duke thënë se kriminelët duhet të ndëshkohen që të mos përsëriten sulme si ato në veri vitin e kaluar.

Mes tjerash është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, me theks në veri.

“Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika