Sveçla nënshkruan udhëzimin administrativ për trajnimin dhe certifikimin e minatorëve të “Trepçës”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (UA) përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minatorëve që, siç thotë ai, të jenë të nevojshëm sa duhet për ndërmarrjen “Trepça”.

Sveçla ka thënë qeveria do të marrë hapat e nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet teksa ka falënderuar grupin punues që e kanë punuar këtë dokument në përputhje me kërkesat e punonjësve të Trepçës.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ, përmes së cilit, mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën. Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës. Si qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika