Seanca e gjykimit për Xhelal Sveçlen, Fitore Pacollin, Besa Millakun dhe Salih Zyben është shtyrë.
Në këtë seancë ka qenë e pranishme vetëm Besa Millaku, ndërsa për të tjerët gjykata do të lëshojë urdhër për sjellje me detyrim.
Nëse ata nuk paraqiten as në seancën e ardhshme, gjykata mund të shqyrtojë mundësinë e gjykimit në mungesë.
Të akuzuarit po përballen me akuza për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018.