Sveçla për arrestimin e 4 personave në Prishtinë: Ndjehem krenar me punën dhe angazhimin e parreshtur të Policisë

Ministri i Punëve të Brëndshme, Xhelal Sveçla, për arrestimin e katër personave në Prishtinë gjatë kësaj të hëne, ka thënë se "Së bashku me të gjithë akterët institucional dhe qytetarët do të vazhdojmë luftën e pakompromis ndaj çdo individi apo grupi kriminal që cënon sigurinë në vendin tonë dhe të qytetarëve tanë"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brëndshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për arrestimin e katër personave gjatë kësaj të marte, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

“Njësitet relevante policore në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Prishtinës dhe Prokurorinë, mbrëmë kanë arrestuar katër persona të cilët në mënyrë të organizuar si grup kriminal, në këmbim të të hollave, kanë kryer veprat penale si vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie, detyrim dhe armëmbajtje pa leje”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka shtuar se ndjehet krenar me punën dhe angazhimin e parreshtur të Policisë së Kosovës në vendosjen e rendit, ligjit dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët kudo në territorin e Republikës së Kosovës.

“Së bashku me të gjithë akterët institucional dhe qytetarët do të vazhdojmë luftën e pakompromis ndaj çdo individi apo grupi kriminal që cënon sigurinë në vendin tonë dhe të qytetarëve tanë”, ka thënë tutje Sveçla.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën e 23 janarit në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike dhe planeve operacionale, që kanë për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale, që ndërlidhen me fushën e krimit të organizuar, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka përfshirë katër lokacione të ndryshme.

Pamje nga operacioni policor në Prishtinë, arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale (VIDEO)

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika