Sveçla për diplomimin e kadetëve të rinj: Vlerë e shtuar, përkushtimi ndaj qytetarëve do të jetë një ndër synimet e kësaj gjenerate

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për diplomimin e Gjeneratës së 57-të të Kadetëve Policor ka thënë se "në profesionin më fisnik që ata kanë zgjedhur, të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë vlerë e shtuar në arritjen e aspiratave të vendit tonë"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas diplomimit të Gjeneratës së 57-të të Kadetëve Policor.

“433 të reja e të rinj sot dhanë betimin për shërbim ndaj vendit dhe ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim. Në profesionin më fisnik që ata kanë zgjedhur, të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë vlerë e shtuar në arritjen e aspiratave të vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Ministri Sveçla ka shtuar se respektimi i ligjit, paanshmëria në shërbim, përkushtimi ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit do të jenë synimet e kësaj gjenerate e të gjitha të tjerave që do të vijnë në vijim.

Diplomojnë 433 kadetë nga gjenerata e 57-të e Policisë së Kosovës

“Integriteti moral e profesional i secilit dhe ngritja profesionale e akademike që garantojnë polici edhe më efikase janë synimet tona të përbashkëta”, ka shtuar Sveçla.

Sveçla ka theksuar se të pranishëm në diplomomin e Gjeneratës së 57-të të Kadetëve Policor ka dekoruar me Medalje për Meritë z. Michael Davenport, Ambasador i OSBE-së në Kosovë dhe znj. Kimberly Riffe, Udhëheqëse e Programit Ndërkombëtar të asistencës për trajnime në hetimet penale të departamentit të drejtësisë në kuadër të Ambasadës Amerikane.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika