Sveçla për incidentin në Leposaviq: Policët u detyruan të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se "dy persona me veturë tentojnë t'i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve. Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj incidentit të Policisë së Kosovës në Bistricë të Leposaviqit.

Policia bëri të ditur se atje ishte duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë ngasjes ka goditur automjetin e policisë.

Sveçla tha se se dy persona kanë tentuar t’i shmangen veturën e PK-së, ku anë goditur me dashje veturën e policisë dhe kanë vënë në rrezik jetën policëve.

E, sipas Sveçlës policët kanë qenë të detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetet për të neutralizuar situatën.

“Të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentojnë t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve. Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, ka shkruar Sveçla ën Twitter.

Sveçla bëri të ditur së është duke u zhvilluar një hetim dhe e Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika