Sveçla: Qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet liberalizimi i vizave

Sveçla në takimet e tij në Bruksel ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën dhe të trajtohet e barabartë me vendet e tjera të rajonit

Ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Xhelal Sveçla në kuadër të një vizite në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian.

Takime këto në të cilat kanë biseduar për arritjet konkrete në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se gjatë takimit ka kërkuar nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit.

“Në kuadër të vizitës sime në Bruksel pata nderin të takohem me përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian. Gjatë këtyre takimeve biseduam për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Me këtë rast ritheksova nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit”, ka shkruar Sveçla.

May be an image of 4 people, people standing and suit

Ndër të tjera, ai ka shkruar se Luchner nga DG HOME ka rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Këshilli i Evropës(KE) mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Johannes Luchner nga DG HOME, ka rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe KE mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjithashtu diskutuam dhe për projekte konkrete për mbështetje të MPB-së, Policisë së Kosovës në luftimin e krimit ndërkufitar”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika