Sveçla: Situata në veri e qetë, por e brishtë për shkak të qasjes destruktive të Serbisë

Ministri i MBP-së, Xhelal Sveçla, tregon se situata në veri është e qetë por e brishtë për shkak të tensionimeve të kohëpaskohshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe qeveria e tij e kanë përdorur territorin e Kosovës për të shkaktuar tensione në rajon dhe më gjerë.

Në një intervistë për News24, ministri tregon se situata në veri është e qetë, por e brishtë për shkak të tensionimeve të kohëpaskohshme.

“Situata në veri është e qetë, por e brishtë për shkak të tensionimeve të kohëpaskohshme, por edhe për shkak të një qasje destruktive të Beogradit karshi Kosovës, karshi kësaj zone, por edhe vetë qytetarëve tanë me kombësi serbe”, tha Sveçla.

“Beogradi, më konkretisht, Vuçiq dhe qeveria e tij, kanë përdorur serbët e Kosovës, kanë përdorur këtë territor që të shkaktojnë tensione jo vetëm për Kosovën, por edhe në rajon dhe më gjerë, duke dashur ta shantazhojnë së pari Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi më tej ai.

Teksa foli për vendimin për targat dhe dinarin, Sveçla tha se të njëjtat janë vendime normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimi Evropian dhe pjesë e NATO-s.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të jemi po ashtu edhe një shtet normal, i pavarur dhe sovran. Nuk aspirojmë asgjë më shumë sesa të jemi një vend demokratik, ku rendi dhe ligji sundon. Dhe qoftë vendimi për dinarin, qoftë vendimet e mëhershme për targat, për energjinë elektrike, janë vendime më se normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika