Sveçla takohet me ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka diskutuar për situatën e sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Pamje nga takimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, më 31.05.2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga atasheu policor, Silvio Esposito.

Ministri Sveçla dhe ambasadori De Riu kanë diskutuar për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral.

Në këtë takim është diskutuar edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe proaktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika