Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë takimit u diskutua për prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, njofton Dukagjini.
Sveçla e informoi Prattipatin me prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe për rezultatet e arritura deri më tani në fushën e sigurisë.
“Me këtë rast, Ministri Sveçla falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.