Swiss Home Store: Hijëzim modern që kursen energji dhe zbukuron fasadat

Arkitektura moderne sot nuk kërkon vetëm bukuri, por edhe
funksionalitet e kursim energjie. Në këtë drejtim, Swiss Home Store
SHPK, kompania lidere në Kosovë për prodhimin e sistemeve të hijëzimit
Raffstore Z90, po dëshmon se hijëzimi është bërë pjesë e pandashme e çdo
projekti bashkëkohor.

Me moton “Saktësia e Zvicrës, dora e Kosovës”, kompania kombinon
përvojën zvicerane me mjeshtërinë vendore, duke ofruar produkte që jo
vetëm pasurojnë pamjen e fasadave, por edhe rrisin komoditetin dhe
kursimin energjetik.

Kursim energjie dhe komoditet gjatë gjithë vitit

Sistemet Raffstore Z90 janë projektuar për të reduktuar rrezatimin e
tepërt të diellit, duke mbajtur temperaturën e brendshme të kontrolluar
dhe duke ulur nevojën për klimatizim. Në dimër, ato ofrojnë shtresë
shtesë izolimi, duke kontribuar në ruajtjen e ngrohtësisë. Ky funksion i
bën produktet e Swiss Home Store zgjidhje ideale për ndërtesa që synojnë
efikasitet energjetik dhe kosto më të ulëta të energjisë.

Estetikë për arkitekturë moderne

Me dizajn minimalist, mundësi ngjyrash të ndryshme dhe fleksibilitet për
çdo tip fasade, Raffstore Z90 është kthyer në element arkitektonik që i
jep jetë ndërtesave bashkëkohore. Arkitektët e shohin si mjet kreativ
për të kontrolluar dritën natyrale, duke ruajtur pamjet panoramike dhe
duke i dhënë fasadës një identitet modern.

“Raffstore Z90 nuk është vetëm hijëzim, është pjesë e konceptit
arkitektonik. Klientët tanë kërkojnë produkte që sjellin estetikë,
funksionalitet dhe jetëgjatësi – dhe këtë ua ofrojmë nga Prizreni me
standarde zvicerane”, thotë menaxhmenti i Swiss Home Store.

Prodhim me standarde evropiane

Produktet prodhohen në ambientet e Swiss Home Store me profile alumini
të lyer elektrostatikisht sipas standardit Qualicoat, ndërsa motorizimi
realizohet me komponentë Somfy®, lider global në automatizim. Rezultati:
një produkt premium, i testuar për jetëgjatësi dhe rezistencë ndaj
kushteve atmosferike.

Partner i besueshëm për projekte të mëdha

Duke operuar në segmentin B2B, Swiss Home Store është partner strategjik
për studio arkitekturore, kompani ndërtimi dhe prodhues dritaresh.
Investimet e fundit në linja moderne prodhimi dhe krijimi i rrjetit të
partnerëve B2B kanë vendosur kompaninë në të njëjtin nivel me prodhuesit
lider në Evropë.