Syla: Asnjë qeveri nuk është marrë seriozisht me energjinë solare

Afrim Syla nga kompania “Elen”, ka shprehur keqardhje për mungesën e përkushtimit të qeverive të Kosovës ndaj energjisë solare,

Afrim Syla nga kompania “Elen”

Afrim Syla nga kompania “Elen”, në “Debat Plus” ka thënë se asnjë Qeveri e Kosovës nuk është marrë seriozisht me energjinë solare, e cila sipas tij, është tejet e rëndësishme për vendin.

Syla theksoi se investimet në projekte solare janë mundësi e mirë që vendi të zhvillohet derisa u shpreh se mund të ndalet edhe ikja e të rinjve jashtë vendit.

Ai tha se Qeveria duhet t’i shohë bizneset si partnerë dhe po ashtu bizneset Qeverinë.

“Ne kemi qenë pjesë e debateve me të gjitha qeveritë, asnjë qeveri nuk është marrë seriozisht me energjinë. Jemi pjesë e odës ekonomike të Kosovës, jemi pjesë e odës gjermane, asnjëherë nuk i kanë marrë sugjerimet tona, edhe me ZRRE kemi pas takime. Një gjë duhet me kuptu, duhet të bëjmë çmos, Qeveria udhët të shohë si partner biznesin, edhe biznesi duhet ta shohë partner Qeverinë, vetëm kështu mund të ecim përpara, kështu do ta ndalojmë ikjen e njerëzve nga vendi, është bërë e frikshme ikja nga vendi”, tha ai.

Syla u shpreh se në kompaninë “Elen”, kanë shkuar shumë investitorë potencialë, të cilët mund të investonin në energji solare deri në 100 milionë euro.

“Vetëm në zyrën tonë kanë ardhur të interesuar, nëse i kishim marrë parasysh këto mundësi, për një vit ose dy vite investimi në energji solare do të shkonte mbi 100 milionë euro. 200 milionë euro e ka multiplikimin në ekonomi, sepse ajo e rrit çdo sektor që angazhohet. Duhet të na marrë seriozisht ministria e Qeveria”, tha ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika