Syla: Zyrtarët komunalë të painformuar për energjinë solare, vajtja-ardhja Komunë-Ministri vazhdon me muaj

Në Debat Plus të RTV Dukagjini, Afrim Syla nga Kompania “Elen” ka deklaruar se komuna e Shtimes pavarësisht masave ligjore, e ka drejtuar kompaninë “Elen” në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe anasjelltas. Ai vlerëson se kjo paraqet një mangësi të Ministrisë në mosinformimin e zyrtarëve komunalë për procedurat gjersa thekson se nga organet kompetente, nuk ka pranuar ende një përgjigje

Afrim Syla nga Kompania “Elen” ka deklaruar se pritja për të marrë një pëlqim mbi realizimin e një parku solar në rrethinë të komunës së Shtimes po vazhdon me muaj të tërë.

Në Debat Plus të RTV Dukagjini, Syla ka deklaruar se komuna e Shtimes pavarësisht masave ligjore, e ka drejtuar kompaninë “Elen” në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe anasjelltas. Syla vlerëson se kjo paraqet një mangësi të Ministrisë në mosinformimin e zyrtarëve komunalë për procedurat.

“Fillimisht, kemi shkuar në komunë ku kemi hasur në vështirësi dhe jemi ballafaquar me përgjigje që nuk i kemi dashur. Mungesa e planit zhvillimor të planit  të komunës së Shtimes, e pamundëson ose e pengon procesin e investimin në energji solare. Nga Ministria e Ambientit kërkohet që komunat të cilat duan të pranojnë investime të tilla duhet ta kenë në planin e tyre zhvillimor energjinë solare”, ka deklaruar ai. “Çka është shqetësuese është se zyrtarët e komunës janë totalisht të painformuar me ligjet aktuale në Kosovë për çdolloj investime dhe ndoshta është mangësi e Ministrisë që nuk i thërrasin dhe njoftojnë për këto… Ata menjëherë na kanë thënë që duhet të shkoni në Ministri dhe ne u kemi thënë që për projekte të vogla nuk duhet të shkojmë në Ministri sepse ligji e kërkon deri në 10 megavat të iu drejtoheni organeve komunale. Shkuam në Ministri dhe na kthyen në komunë. Vajtja-ardhja Komunë-Ministri-KEDS po vazhdon me muaj e nuk po marrim përgjigje”.

Syla ka treguar se investimet e kompanisë dhe bashkëpuntorëve të tyre janë në pritje, gjersa thekson se nga aktivitetet e tyre për të investuar në këtë zonë mbushin një vit në tetor.

Lidhur me temën, Dukagjini ka ftuar edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të qenë pjesë e “Debat Plus”, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika