Synohet “blindimi” i derës kryesore në Komunën e Zveçanit

Në orët e para të mëngjesit, dy persona kanë tentuar që ta blindojnë derën kryesore të hyrjes në objektin e komunës së Zveçanit, duke nisur saldimin e saj. Intervenimi i pjesëtarëve të Policisë e ndaloi këtë veprim, të cilët edhe i arrestuan dy të përfshirët. Ky nuk është incidenti i parë në kohën kur pritet të caktohet data e betimit të kryetarëve të rinj të katër komunave veriore

Dy persona tentuan që t’i shtojnë masat e sigurisë në objektin e komunës së Zveçanit.

Prandaj, në ora 01:00 pas mesnatës, nisën saldimin e dyerve kryesore të objektit.

Mirëpo, ky veprim u ra në sy disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët intervenuan shpejtë.

Veton Elshani, Zv. Komandant i Policisë për Veri ka thënë se “Dy persona janë arrestuar dhe e kemi sekuestruar një automjet. Pas intervistimit ata janë liruar. Kur kemi arritur në vendin e ngjarjes, e kemi parë që ata kishin nisur saldimin me hekura të derës në objektin e komunës së Zveçanit”.

Të martën, hyrje-daljet në objektin komunal kanë vazhduar pa pengesa.

Ky nuk është incidenti i parë i regjistruar në veri të Kosovës, në prag të betimit të katër kryetarëve të rinj.

Të shtunën ndodhi një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë, ku u shkaktuan disa dëme materiale.

E gjithë këto, sipas ish-ministrit të Brendshëm, Valdet Hoxha, po ndodhin pas paralajmërimeve nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe.

Valdet Hoxha, Ish-zëvendësministër i Brendshëm ka thënë se “Ne duhet të jemi të kujdesshëm. E kam fjalën për strukturat e sigurisë në vendin tonë. Që çdo veprim i yni, natyrisht i ligjshëm dhe me kompetencë të plotë të ndërmerret në koordinim të plotë dhe të ngushtë si veprim strategjik me partnerët tanë ndërkombëtar”.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal akoma nuk e ka caktuar datën e betimit të kryetarëve të rinj shqiptarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika