“Sytë kah komandanti dhe zbori”, Hyseni i PSD-së i krahason veprimet e Kurtit me ato të Enver Hoxhës në Shqipërinë komuniste

"Albin Kurti i ka bërë zbor krejt klasës politike në Kosovë dhe në Shqipëri me krijimin e gjendjes së luftës. Secili është bërë pjesë e skenarit te tij dhe, duke u bë pjesë e skenarit të tij, ata e kanë nxjerr atë si ‘Mohikanin e Fundit"

“Sytë kah komandanti dhe zbori”, Hyseni i PSD-së i krahason veprimet e Kurti me ato të Enver Hoxhës në Shqipërinë komuniste

Anëtari i PSD, Zgjim Hyseni, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka krahasuar veprimet e fundit politike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ato diktatorit komunist, Enver Hoxha, në Shqipëri.

Sipas Hysenit, Kurti me veprimet e muajve të fundit në veri të Kosovës i ka bërë “zbor” (Zbori ishte stërvitje ushtarake e popullsisë civile në Shqipërinë komuniste) klasës politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“…Albin Kurti i ka bërë zbor krejt klasës politike në Kosovë dhe në Shqipëri me krijimin e gjendjes së lutës. Secili është bërë pjesë e skenarit te tij dhe, duke u bë pjesë e skenarit të tij, ata e kanë nxjerr atë si ‘Mohikanin e Fundit’ dhe tash që po tërhiqet edhe tash që po shkojmë drejt krijimi të Asociacionit, askush nuk mundet me i thanë që pse u tërhoqe as pse po e formon Asociacionin se krejt i kanë bërë thirrje me u tërheq.  Kush ka jetuar në Shqipëri në atë kohë një herë ose dy herë ën vit, krejt popullsia ka dalë në llogore te zona e zjarrit dhe është simuluar lufta…, zbori është gjendej e jashtëzakonshme ku armiku mundet në çdo moment munde t me të sulmua edhe ti duhet me qëndru në tension dhe gjendje të jashtëzakonshme”, ka thënë Hyseni.

Hyseni, ka thënë se në situata e luftës i “përshtatet” Kurtit, pasi mundet të bëjë “gjithçka, pa i thënë askush asgjë”.

“Në situatën lutës profili politik i Albin Kurtit në prag të një konfliktit sytë janë kah komandanti. Vetëm në situatën luftës kur sytë janë kah komandanti nuk ka drejta të njeriut, mundesh me mbyll media, me arrestu njerëz, me bë arbitraritet dhe askush nuk thotë asgjë, tash në sitën konkrete kur krejt klasa politike janë bërë pjesë  e zborit…”, ka shtuar Hyseni.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika