Szunyog: Çdo reformë në drejtësi të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përsëritur qëndrimin e fortë të Bashkimit Evropian se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe standardet evropiane

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me Komisionin për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm të Vettingut në Sistemin Gjyqësor.

Ai ka përsëritur qëndrimin e fortë të Bashkimit Evropian se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe standardet evropiane.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Pata një takim të mirë sot me anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm të Vettingut në Sistemin Gjyqësor”, ka shkruar ai.

“Përsërita qëndrimin e fortë se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe standardet evropiane”, shtoi ai.

Sipas tij, BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me institucionet e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi.

Qeveria e Kosovës, më 13 tetor, kishte miratuar koncept-dokumentin për vettingun në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika