Tahiri: 2026 shënon fundin e privilegjeve – pushteti i kthehet popullit me Bedri Hamzën kryeministër

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se viti 2026 do të shënojë një kthesë të madhe politike në Kosovë, me ardhjen e Bedri Hamza në krye të qeverisë.

Në një postim në Facebook, Tahiri theksoi se me qeverisjen e re pushteti do t’i kthehet qytetarit, duke premtuar rritje të pagave, ulje të çmimeve dhe fund të shërbimit të shtetit për pakicën e privilegjuar. “Qeverisja e re do të jetë e drejtë, e fortë dhe në anën e popullit”, ka shkruar ai.

Tahiri ka falënderuar qytetarët e Suharekës, Shtimes dhe Lipjanit për mbështetjen dhe angazhimin, duke theksuar se bashkimi qytetar është kyç për ta çuar Kosovën përpara në një fazë të re zhvillimi politik dhe ekonomik.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika