Tahiri: Anëtarësimi në KiE s’ndërlidhet me Asociacionin – Qeveria të ketë kujdes dhe të mos e dëmtojë Kosovën

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk ndërlidhet me kushtin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, thotë për Ekonomia Online se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk ndërlidhet me kushtin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Tahiri e sheh tejet të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, i cili, sipas tij, i hap rrugë anëtarësimit për në Bashkim Evropian.

“Anëtarësimi në Këshill të Evropës tani më është në Komitetin e Ministrave i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj. Ajo që dimë është që votimi në Asamblenë Parlamentare dhe rekomandimi për anëtarësim Kosovës është i qartë. Asociacioni aty nuk është kusht, megjithatë komiteti ka të drejtë në diskrecionit t’ia bëjë apo jo ftesën Kosovës. Kosova duhet të anëtarësohet në KiE, është hapi natyral drejt integrimeve evropiane, është hapi i radhës, pra nuk mund të ndodhë anëtarësimi në BE para se me ndodh anëtarësimi në KiE. Anëtarësimi në këtë institucion e forcon shumë subjektivitetin ndërkombëtar dhe në fakt barazohet me 46 shtete tjera të cilat janë anëtare, prej tyre 14 janë që nuk na kanë njohur”, thotë Tahiri.

Deputeti i AAK-së thekson se rruga për të ardhur deri këtu ka qenë sfidues, teksa përmend edhe sfidat që i ka pasur delegacioni kosovar në Paris. E për ta përfunduar të gjithë procesin, Tahiri thotë se është në dorën e Qeverisë dhe se ligjvënësit e kanë kryer punën e tyre.

“Qeveria duhet ta ketë parasysh që ky ka qenë një proces i gjatë që hallkat e vendimmarrjes në këtë proces nuk kanë qenë të lehta, veçanti në Asamblenë Parlamentare. Ju e dini që në Paris ne kemi bërë gjithçka që është e mundur që ndodh votimi, pastaj kemi punuar në asamblenë parlamentare dhe ky është një proces i cili nuk guxon të rrezikohet, Kosova duhet ta sheh se çka duhet të bëjë kjo është tani më në dorën e Qeverisë, Kuvendi e ka kry punën e vet. I vetmi send ne që i themi Qeverisë, është të kenë kujdes dhe të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë moment që është goxha jetik për integrimin euroatlantik dhe forcimin e subjektivitetit e vet ndërkombëtar”, u shpreh Tahiri.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika