Tahiri: Ftesa e Kurtit për opozitën, përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës dhe presion ndaj Kushtetueses 

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë opozitare lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar këtë hap si një përpjekje për të ndryshuar narrativen rreth bllokadës politike në vend.

Sipas Tahirit, edhe pse në pamje të parë ftesa mund të duket si një iniciativë konstruktive për dialog politik, në thelb ajo synon të krijojë presion ndaj Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe të përgatisë terrenin për zhvendosjen e përgjegjësisë në rast se nuk arrihet një zgjidhje sipas pritjeve të kryeministrit.

“Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën.
Njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën. Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, ka shkruar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika