Tahiri kujton Bialiatskin pas lirimit: Nobelisti i Paqes si simbol i ndërgjegjes dhe rezistencës paqësore

Mentor Tahiri, drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës(MPJD), ka kujtuar Ales Bialiatskin pas lirimit të tij nga burgu, duke e cilësuar si simbol të ndërgjegjes dhe të qëndresës paqësore.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka rikujtuar takimin e tij në Forumin e Dubrovnikut më 12 korrik 2025 me lideren e Bjellorusisë së lirë, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila mbante në duartë e saj portretin e Ales Bialiatskit, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe.

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, një nga të burgosurit bjellorusë të liruar, buzëqesh i rrethuar nga mbështetësit e tij teksa mbërrin në Ambasadën e SHBA-së në Vilnius, Lituani, të shtunën (13.12.2025). (Foto: Mindaugas Kulbis/AP)

“Personi, portretin e të cilit ajo mban, është Ales Bialiatski, simbol i ndërgjegjes dhe i qëndresës”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se ai është liruar së fundmi nga burgu bashkë me 122 të burgosur të tjerë politikë.

Ales Bialiatski është një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës paqësore në Evropën Lindore. Aktivist i të drejtave të njeriut dhe themelues i Qendrës “Viasna”, ai u persekutua dhe u burgos për vite me radhë për shkak të angazhimit të tij qytetar kundër regjimit autoritar në Bjellorusi. Çmimi Nobel për Paqe, që iu nda në vitin 2022, e shndërroi atë në një simbol ndërkombëtar të qëndresës morale ndaj shtypjes.

Veprimtaria e Bialiatskit mishëron në praktikë konceptin e rezistencës paqësore legjitime, të njohur në teorinë politike dhe filozofike. Ai nuk e sfidoi pushtetin me dhunë, por me solidaritet qytetar, dokumentim të shkeljeve dhe mbrojtje të dinjitetit njerëzor, duke dëshmuar se qëndrueshmëria civile është burim legjitimiteti.

Në këtë prizëm, figura e tij gjen paralele të qarta edhe në Ballkan, veçanërisht me Adem Demaçin, simbolin e rezistencës paqësore shqiptare. Ashtu si Demaçi, edhe Bialiatski e pagoi qëndrimin moral me burg, por fitoi autoritet etik dhe respekt ndërkombëtar.

Bjellorusia liron 123 të burgosur pasi SHBA-ja ia heq sanksionet

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika