Tahiri: Kurti lëshoi pe për targat ilegale

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar pe lidhur me çështjen e targave

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes për targat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar pe.

Ajo më anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është gabim që Qeveria e Kosovës nuk e pranoi propozimin e SHBA-së që afati për shndërrimin e targave ilegale në ato RKS, të shtyhet për 10 muaj.

“Marrëveshja për targa u arrit, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohë do te qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja. Sikur te dëgjoheshin amerikanët afati do të ishte 10 muaj”, ka shkruar Tahiri.

Sipas saj, kryeministri Kurti nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë.

Ajo ka theksuar se nëse lëshon pe atëherë, do të përballet me popullin “që di t’i mbrojë interesat kombëtare”.

“Prapë nuk u bë publike marrëveshja, nuk e dimë edhe çfarë kompromisesh tjera ka bërë Kurti, si në të kaluarën. Por një gjë e dimë, Kurti e as Qeveria e tij nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë. Nëse lëshon pe përballë do ta gjejë popullin e Kosovës, të cilin e njoh mirë sepse është popull shembullor që di të mbrojë interesat kombëtare”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika