Tahiri: Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se Kurti e ka bërë kompromisin e parë duke e pranuar planin franko-gjerman

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti po e dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tashmë, Kurti e ka bërë kompromisin e parë duke e pranuar planin franko-gjerman.

“Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise. Tashmë të parin e bëri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman”, ka shkuar ish kryenegociatorja në Facebook.

Pak kohë më parë, Tahiri ishte treguar kritikuese ndaj planit franko-gjerman.

“Kurti nga Parisi marrëveshje finale pa njohje me Serbinë mund t’ia sjellë Lëvizjes Vetëvendosje, por assesi Kosovës”, kishte shkruar ajo.

Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuan nga Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika