Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur bindjen se kandidati i kësaj partie për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, do të marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar Lipjanin si një nga komunat me potencialin më të madh zhvillimor në vend, por që sipas tij, për momentin përballet me kaos dhe probleme të shumta që rëndojnë jetën e qytetarëve.
“Lipjani është një nga qytetet me potencialin më të madh të zhvillimit në Kosovë, shumë më tepër se shumë komuna të tjera. Është për të ardhur keq të shohësh kaosin dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.