Tahiri priti ambasadoren e Finlandës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit bilateral

Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon në Ministria e Punëve të Jashtme dhe DiasporësMentor Tahiri, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlanda në KosovaEevamari Laaksonen.

Gjatë takimit u vlerësuan lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, ndërsa diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë për thellimin e tij në fusha me interes të përbashkët.

Palët shqyrtuan avancimin e bashkëpunimit përmes marrëveshjeve bilaterale, si dhe zhvillimin e iniciativave dhe projekteve konkrete.

njoftim të MPJD-së thuhet se në takim u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të reja, me synim forcimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të zhvillimit, demokracisë, paqes dhe sigurisë.

Të fundit nga rubrika