Tahiri: Projektligji për çmimet tavan po u imponohet bizneseve, bordi s’është i pavarur

Deputeti i AAK, Besnik Tahiri tha se Projektligji për çmimet tavan nuk ka të bëjë asgjë me misionin që shkruhet në të.

Ai pyeti qeverinë nëse janë takuar me prodhuesit, furnitorët, se a kanë mbajtur ndonjë takim me këshillin ekonomik social, kur e kanë formuluar këtë projektligj.

Tahiri tha se ky ligj i kësaj qeverie, i imponohet operatorëve ekonomikë sipas fushëveprimit, dhe punon me diktat të plotë.

“Nëse e shihni nenin 1.5 që flet për bordin e pavarur, në kuadër të ligjit te neni 8 shpjegohet themelimi dhe statusi i bordit. Kur lexohet ky nen dhe kur e dëgjoj ministrin dhe zonjën Rozeta që flet për bord të pavarur, më bjen të them se a keni sy me lexu për çka po folni. Ky bord përbëhet nga dy njerëz të MINT-it, pastaj ky bord nuk është e vërtetë që ne vetëm formalisht e votojmë. Tre njerëz tjerë janë të përzgjedhur prej qeverisë. Pra, 2 njerëz i çon MINT, tre i përzgjedh qeveria – të pestit vijnë këtu për t’u votuar dhe ju i keni 61 vota”, tha Tahiri./EO

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika