Tahiri: Qeveria po jeton në realitet të mbyllur, po i detyron qytetarët të lëshojnë vendin

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, deputetët nga radhët e opozitës kanë kërkuar që në seancën e radhës të tërhiqet nga rendi i ditës ligji për pagën minimale, sepse sipas tyre, është diskriminues për disa kategori

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar që në seancën e radhës të tërhiqet nga rendi i ditës ligji për pagën minimale.

Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ku u vendos që nesër të mbahet seanca e radhës, ka thënë se është e papranuar që në 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kategoria e veteranëve të luftës të mbetet jashtë këtij ligji.

“Javën e kaluar ka qenë përcaktimi i pagës minimale, dhe ne si PDK kemi kërkuar që të largohet një pikë e rendit të ditës që i diskriminon Veteranët e luftës”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, ky ligj është një dëm i madh që i bëhet themeleve të lirisë së vendit.

Sipas tij, përcaktimi i pagës minimale është minimumi i të ardhurave, dhe siç thotë ai, me këtë pagë minimale nuk mund të kalohet as muaji.

“Kjo pagë është e pamjaftueshme, me një pagë minimale, nuk mund të lihet jashtë një kategori siç janë veteranët”, ka shtuar Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Ai ka thënë se Qeveria po e refuzon reduktimin e akcizës për naftë dhe TVSH-në në produkte esenciale.

“Qeveria po jeton në realitet të mbyllur, po i detyron qytetarët të largohen nga vendi”, ka thënë ai.

Edhe Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), ka thënë që ligji për pagën minimale të largohet nga rendi i ditës.

Sipas tij, ky ligj është diskriminues, totalisht i pamatur, dhe në esencë e dëmton një kategori të nderuar të vendit, e që janë veteranët.

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar i AAK-së

Ndërsa, sa i përket çështjes së Trustit, ai ka thënë se është një gjendje kaotike në të cilën do të duhej të reflektonte Qeveria.

“Mungesa e vizionit të Qeverisë për të sjellë ligje që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, Qeveria po e lë në sirtar ligjin për paga dhe për Trustin”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, edhe Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës,(LDK), ka thënë se pjesë e kërkesave që të jenë në rend dite ishte edhe supsendimi i TVSH-së për tre muaj me mundësi vazhdimi për produktet esenciale, përfshirë naftën.

Arben Gashi, LDK

Tjetra kishte të bënte me shqyrtimin edhe çështjen e propozimit për grupin parlamentar të LDK-së që të shkarkohet zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike për keqmenaxhimin e krizës elektrike.

Ai ka thënë se nga gushti i vitit të kaluar, Komisioni për Ndihmë Shtetërore nuk është funksional, e tani as nuk ekziston fare.

Ndër të tjera, ai përmend se ky komision është kërkesë nga institucionet e BE-së dhe njëherësh, edhe një detyrim ligjor për institucionet e Kosovës.

Gashi ka bërë thirrje për vitalizimin e këtij komisioni, mirëpo thotë që kërkesat e tij nuk kanë hasur akoma në përgjigje.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika