Tahiri: Të gjitha matjet më nxirrnin fitues, dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka ngritur dyshime mbi rezultatin e balotazhit të mbajtur më 9 nëntor, ku sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai humbi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

Në Debat Plus, Tahiri ka thënë se rezultatet e fundit nuk përputhen as me trendet e pjesëmarrjes nëpër komuna, as me matjet profesionale të opinionit publik, duke e cilësuar si “të palogjikshëm” numrin e votave të regjistruara në Mitrovicë.

Ai shtoi se bazuar në të gjitha matjet e opinionit të zhvilluara nga data 12 tetor deri më 9 nëntor, ai kishte dalë i pari në garë, ndërsa diferenca prej mbi 2 mijë votash që ndodhi në balotazh, sipas tij, “nuk ka shpjegim racional”.

“Numërimi i votuesve është temë. Vetëm Mitrovica në balotazh, që i ka 910 votues më shumë. Të gjitha komunat tjera kanë numër më të vogël. Shto tjetër. Është e palogjikshme në kuptim të analizës, numri i votave që është të unë. Nëse e krahasojmë më rundin e parë, bashkimin dhe rrugën deri më datën 9 nëntor. Gjithashtu duhet të theksohet, edhe ata që kanë qenë votës e mbështesë të flaktë të Faton Pecit e kanë ditë që gara do të jetë në vota 10, 20… maksimalisht 500 vota plus minus për atë ose për mua. Nuk bëhet fjalë, kur është dallimi 2 mijë vota, vërehet disponimi edhe në qytet.

Ka pas matje që kanë bërë profesionale, prej 12 tetor deri më 9 nëntor, në të gjitha kam dal i pari. Ka pas matje edhe ditën e zgjedhjeve. Është pamundshme me gabu matje, percepsioni. Mos të funksionojë bashkimi i qytetarëve, koalicionet, me dal 2 mijë vota më shumë, shto tjetër pse ndodhi gabimi që është pjesa kryesore në fletëvotime”, ka thënë Tahiri në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika