Tahiri tregon për takimin me Adem Jasharin: Konkluzioni ishte “do të vazhdojmë luftën”

“Përmbajtja kryesore ka qenë që situata ishte bërë serioze para shpërthimit ndërsa nuk ka pasur shumë debat, profesori ka folur, ka folur Adem Jashari, konkluzioni ka qenë do të vazhdojmë luftën", thotë Ish-kryenegociatorja dhe kryetarja e Lobit Rajonal, Edita Tahiri për takimin që ajo kishte pasur me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin

Ish-kryenegociatorja dhe kryetarja e Lobit Rajonal, Edita Tahiri, ka rrëfyer për takimin dhe bisedën e parë që kishte pasur me Adem Jasharin në odën e burrave, pikërisht në Prekaz.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Tahiri ka treguar për vizitën që i kishte bërë familjes Jashari bashkë me profesor Fehmi Aganin.

Në rrëfimin e saj, Tahiri thotë se pas takimit që pati fillimisht me gratë dhe fëmijët “ e strukur e të frikësuar” pas sulmit të parë në familjen Jashari, shkoi edhe në odën ku qëndronin burrat e ku edhe takoi komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Përmbajtja kryesore ka qenë që situata ishte bërë serioze para shpërthimit, ndërsa nuk ka pasur shumë debat, profesori ka folur, ka folur Adem Jashari, konkluzioni ka qenë do të vazhdojmë luftën. Kjo kështu ka qenë. Nuk dua të marr primatin kur e kemi pasur strategun e Lëvizjes, profesorin në takim”, tha ajo.

“Sulmi i parë në familjen Jashari ka ndodhur në janar 1998, atë mbrëmje me profesor Aganin kemi shkuar në Prekaz te familja Jashari, na doli përpara Shaban Shala, dikur ka qenë në LDK e pastaj njëri nga komandantët e UÇK-së. Unë hyra te gratë dhe të fëmijët, kurse profesori të oda e burrave. Gjeta fëmijët e strukur se nata kishte qenë e rëndë, tepër të frikësuar, por çka më dha zemër se gratë kishin filluar përgatitjet për mëngjes që tregon se jeta vazhdon. Pastaj, shkova te oda e burrave, aty për herë të parë e takova Adem Jasharin dhe vazhdoi procesi i përshkallëzimit të dhunës serbe. E para u vra familja në Likoshan, i zhdukën burrat, ajo ishte masakra e parë… për pak ditë na erdhi kjo flakë e madhe ku u vra komandanti legjendar, por edhe e gjithë familja, është dhimbje krenare, por dimensioni i vrasjes së zhdukjes së një familjeje ishte shumë i rëndë në kuptimin e jo vetëm pikëllimit, por edhe ka mundur të na dekurajojë, ndoshta edhe ky ka qenë qëllimi i serbëve, por ne nuk u zmbrapsëm”, rrëfen Tahiri.

Tahiri thekson se lufta, ëndrra për liri e pavarësi është bërë, por me një çmim shumë të lartë.

“Shumë njerëz u vranë, luftuan, u vetëflijuan siç është sidomos rasti legjendar i familjes Jashari, me ç’rast ra komandanti legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja, por ne e vazhduam luftën. Nuk u dorëzuam para pushtuesit serb dhe e realizuam ëndrrën e tyre dhe për sonte mund të them se Adem Jashari dhe familja Jashari, por të gjithë të rënët janë gurthemel i shtetit tonë të lirë të pavarur e sovran”, shtoi më tej ajo në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika