“VV ka propozuar për kryeparlamentar kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së”.
Kështu ka deklaruar Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës i cili ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje në propozimet e saj për postin e kryekuvendarit në konstitutimin e Kuvendit.
Në një postim, Tahiri ka përmendur sipas tij, tre shembuj të kësaj deklarate.
“1. Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.
- Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim.
- Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
- Veteranët e UÇK-së
- Familjet e Dëshmorëve
- Invalidët e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Mes të tjerash, ai është shprehur i bindur në kandidatin/en e ditës së nesërme.
“Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës”, ka shkruar ai.