Takimi në Berlin, i ftuar edhe Miroslav Lajçak

Takimet e ndara që do të ketë kancerali gjerman, Olaf Scholz me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb nuk do të jenë të vetmet. Ai i ka dërguar ftesë edhe emisarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjini zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai ndër të tjera ka thënë se ky takim synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve

Katër maji pritet të jetë një datë e takimeve të rëndësishme.

Nikoqir do të jetë kancelari gjerman, Olaf Sholz, ndërsa ngjarja do të zhvillohet në Berlin.

Në kryeqendrën gjermane, do të shkojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin e Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Scholz të dy i ka ftuar në vizita të veçanta.

Por siç duket, këta të dy nuk do të jenë të vetmit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigjie për RTV Dukagjinin ka thënë se aty do të jetë edhe emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Schols, Mirolav Lajçak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin, për t’u takuar me kancelarin dhe me pas për të zhvilluar një takim jozyrtar të veçantë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë Stano.

EU: Kosovo's Jerusalem embassy decision 'regrettable'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë i pari që takon kancelarin gjerman ku do të flasin për raportet në mes Kosovës dhe Gjermanisë, situatën në Ukrainë dhe çështjet rajonale.

Për të njëjtat tema, do t’i bashkëbisedojë edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Stanos, ky takim synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika