Takimi në Ohër, Vllasi: Do të diskutohet konkretizimi i agjendës për zbatimin e marrëveshjes

Azem Vllasi ka thënë se në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit më 18 mars në Ohër, palët mund të përcaktojnë agjendën e zbatimit të marrëveshjes evropiane, për të cilën, janë dakorduar në Bruksel

Juristi dhe ish-politikani Azem Vllasi

Njohësi i zhvillimeve në rajon, Azem Vllasi, në lidhje me takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, ka thënë se do të diskutohet për përcaktimin dhe konkretizimin e agjendës për zbatimin e marrëveshjes.

“Sipas të gjitha gjasave, në Ohër vazhdimi i bisedave duhet të jetë për caktimin dhe konkretizimin e agjendës për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe në këtë marrëveshje e cila konsiderohet e aprovuar përmendet që në rrugën e mëtutjeshme zbatimin e disa pikave nga kjo marrëveshje duhet të vihet deri te marrëveshja finale obligativisht e pranuar”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se gjatë diskutimit për planin e zbatimit të Bashkimit Evropian, mund të ketë probleme nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi, sipas tij, ai mund të insistojë në çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Mund të ketë probleme që Vuçiqi të këmbëngulë te çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse do ta rrezikonte arritjen e marrëveshjes për planin e zbatimit, nuk është çështje që duhet të mbajë gajle pala kosovare”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas tij, sa i përket çështjes së Asociacionit, pozicioni i Kosovës duhet të jetë i qartë, “që mund të formohet si formë e bashkëpunimit mes komunave për çështjet specifike të komunitetit serb, përbrenda sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika